Zyrtare: Esosa Priestley Irogue, futbollist i ri i Dritës

Futbollisti nga Nigeria, Esosa Priestley Irogue, i është bashkuar Dritës nga Gjilani, raporton Mediafokus.info.

Ai ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me kampionin e Kosovës.

Njoftimi i plotë i klubit:

Klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Nigeria pasi ky i fundit ka bindur drejtuesit e klubit pas disa ditësh prova me ekipin!

Esosa është futbollistë 24 vjeqar dhe luan në pozitën e sulmuesit të djathtë dhe vjen nga eksperiencat e futbollit Qipriot dhe atij Turk.

Esosa ka nënshkruar kontratë me klubin për dy vite e gjysëm, dhe do të jetë një forcë shtesë për ekipin tonë në vazhdim të kampionatit.

“Me të marrë lajmin që një ekip kampion është interesuar për mua ka qenë një ndjenjë e veqant. Me padurim kam prit që të takohem me grupin të cilët më kanë prit shumë mirë dhe u jam falenderues.

Shpresoj shumë që ta ndihmoj klubin që prap të dal kampion dhe unë ta realizoj ëndrrën time gjithashtu”

Welcome Esosa!

FC DRITA⚪️🔵