Zyrtare: Hamdi Namani vazhdon kontratën me Dritën 

Futbollisti i Dritës, Hamdi Namani – Lumi, ka vazhduar kontratën me klubin gjilanas edhe për dy vjet, raporton Mediafokus.info.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit bardh e kaltër.

“Lumi nje vit me pare erdhi nga ekipi i Llapit ku ishte edhe kapiten dhe u ambientua mjaft mire me ekipin tone ku arriti te shpallet kampion i Kosoves per here te pare ne karrieren e tij dhe ishte deshire e dyanshme per te vazhduar se bashku! Lumi do te jete bardh e kalter deri ne qershore te 2022. Paqim fat ne garat nderkombetare LUM”, thuhet në njoftimin e FC Drita.