Zyrtare: Isa Mustafa jep dorëheqje nga kryetari i LDK-së
LDK prej sot është pa kryetar. Lideri i saj, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
”Në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së, për zgjedhje të një kryetari të ri të LDK-së në një periudhë të shpejtë kohore. Në mënyrë që LDK sa më shpejtë të ketë kryetarin e ri”, tha ai.

