Zyrtare: Ky është numri i banorëve në Gjilan

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, raporton Mediafokus.info.

Sipas të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.

Ndërkaq, Gjilani sipas të dhënave zyrtare ka 82 901 banorë, apo rreth 8 mijë më pak se regjistrimi i fundit i vitit 2021./mediafokus.info