Zyrtari i një banke në Prishtinë deponon në BQK 2.239 monedha të falsifikuara
Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës 2.239 monedha metalike të falsifikuara.
Policia ka nisur hetimet për këtë rast, derisa monedhat janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtutjeshme.
“FALSIFIKIM I PARASË- Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë 15.03.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i BQK-së, ka raportuar se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2239€ monedha metalike të falsifikuara. Monedha janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

