Zyrtari i PDK-së e qorton Robert Berishën për ankesat, komplimenton qeverinë
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Flurim Arifi i ka reaguar këngëtarit Robert Berisha, i cili po qëndron në karantinë tek Qendra Studentore në Prishtinë, shkaku i historisë së udhëtimit, derisa t`i bëhet testi.
Arifi përmes një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” i ka thënë Berishës se nuk është Kosova Gjermani, e nuk je në pushime.
“Shihet ti, ky paska menduar që aty e kanë dërguar në pushime, oh maneken (qe kurrë nuk i paguani tatimet e shtetit) Kosova nuk është Gjermani, karshi mundësive mjaft ka bërë. Kështu që rri trus aty dhe shpresoj që nuk je i prekur nga virusi.
Përndryshe i përgëzoj të gjithë ata punëtorë gjithandej institucioneve që me përkushtim janë duke i kryer punët e tyre”, ka shtuar Arifi, përcjellë express./mediafokus.info

