Ky është “njeriu” që vrau dhe hëngri tre shokët e tij

Një person i cili punonte në një dyqan mishi, vrau dhe më pas hëngri tre miqtë e tij.

Për të fshehur gjurmët e krimit, pjesët e trupave të tyre i hodhi në lumë.

Burri i identifikuar si Eduard Selznev, me origjinë ruse, është shprehur në gjykatë se “mendja” e detyronte që të kryente krime kaq të tmerrshme dhe për këtë ndihej i penduar.

Po ashtu ai shtoi se vriste dhe hante sistematikisht mace, qen dhe zogj.

Selznev rrëfeu para trupit gjykues se si vrau dhe më pas hëngri tre miqtë e tij.

Fillimisht, thotë ai, i ftoi në shtëpi dhe konsumuan sasi të tepërta alkooli.

Më pas, kur miqtë i zuri gjumi, ai me një thikë në dorë i vrau njërin pas tjetrit dhe u ushqye me mishin e tyre.

Pjesën e mbetur të trupave të pajetë, ai thotë se e hodhi në një lumë aty pranë.

Për këto krime, Eduard Selznev u dënua nga një gjykatë në Rusi me burgim të përjetshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjellë express./mediafokus.info