Mustafa ka një pyetje për kundërshtarët e mocionit brenda LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka konfirmuar pakënaqësitë përbrenda LDK-së lidhur me mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, ku bën pjesë edhe subjekti i tij.

Deputetët që dolën kundër mocionit për mosbesim ndaj qeverisë, Mustafa i pyet se çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur  siç ka thotë ai, kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?

“Pyes juve qytetarë të nderuar, edhe disa nga juve perfaqësues të korit diplomatik, por edhe dy tre deputetë të LDK-së: A është ky veprim i drejtë i Kryeministrit tonë, a flet ky veprim se Kryeministri Kurti është i përkushtuar ta ruaj koalicionin dhe ta luftojmë bashkërisht Virusin Corona”?

“Ju pyes, çfarë vendimi tjetër do të duhej të merrte LDK, kur kaq keq injorohet dhe poshtrohet nga Kryeministri i vendit?”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Sipas shtypit kosovar, brenda LDK-së, tashmë kundër mocionit për mosbesimin ndaj qeverisë janë deklaruar Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Haxhi Abdyli e Ardian Shala, derisa Valentina Bunjaku Rexhepi, ka ndryshuar mendimin dhe e ka nënshkruar mocionin, pasi fillimisht kishte pasur hamendje nëse duhet të shkojë me Vjosën apo me Isën./mediafokus.info