Shukri Buja premton 1 mijë euro për fëmijën e pestë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar te Lipjanit, Shukri Buja, premton 1 mijë euro për fëmijën e pestë dhe 100 euro mbështetje mujore për familjet që kujdesen për të moshuarit me aftësi të kufizuara.
“Ka filluar të bie tepër shpejt nataliteti në Kosovë, në programin tonë e kemi fëmija i pestë të subvencionohet nga komuna e 1 mijë euro, kemi familjet që kanë njerëz apo pleq të palëvizshëm dhe ne do t’i subvencionojmë çdo familje nga 100 euro në muaj që të mund t’i dalin zot mbikëqyrjes së këtyre personave”, theksoi ai.

