1000 dollarë për nje gjel, veç shqiptari merakli e bën këtë

Pronari i një restoranti në Wisconsin në SHBA kërkon statujën e gjelit që i kanë grabitur. Shqiptari statujën gjigande e kishte vendosur para oborrit të restorantit të tij dhe prej javës së kaluar ai nuk ka asnjë informacion mbi të.

Pas kërkimeve të shumta nga forcat policore, pronari i restorantit Artan Shabani vendosi që të ofrojë 1.000 dollarë dhe një vakt falas shpërblim për atë që e gjen statujën.

Gjeli ishte i lartë 3.6 metra dhe i gjerë 1.2 metra dhe ishte vendosur në tokë me trarë çeliku.

Sipas Shabanit nëse hajduti kërkon që të shesë statujën e gjelit për para ai është i gatshëm t’ja blejë atij për 1.000 dollarë.

“Ishte me të vërtetë një pikë referimi për komunitetin. Njerëzit, mbërrinin deri këtu për të bërë fotografi me gjelin,” tha ai.

Për pronarin statuja e gjelit është një pikë referimi dhe nëse nuk e gjen do të blerë një tjetër.