“Axha Hans, qito viza kur po doni me na hjek”

Mijëra të rinj kosovarë viteve të fundit po kërkojnë biletë pa kthim për në shtetet perëndimore, më saktësisht në Gjermani, për të kërkuar një jetë më të mirë, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Gjermania po shihet prej tyre si mundësi e artë për t’ua realizuar në profesion e në jetë, pasi shteti më i fuqishëm europian viteve të fundit po lëshon mijëra viza pune.

Vetëm brenda dhjetorit 2021 dhe janarit 2022 në ambasadën gjermane kishin aplikuar për vizë mbi 105 mijë kosovarë, por vetëm pesë për qind e tyre mund ta kenë fatin të jetojnë në Gjermani, pasi kjo ambasadë kishte konfirmuar se vetëm 5.500 viza pune miratohen në vit për aplikuesit nga Kosova.

Ndërkohë, liberalizimi i vizave është parë si mundësi e madhe për të rinjtë me kualifikim superior, për zanatlinjtë e për studentët, por kjo as që duket në horizont, vijon mediafokus.info.

Po ashtu, që prej vitit 2010, thuajse të gjitha partitë politike kanë bërë fushatë e kanë fituar zgjedhje me premtimin kryesor se në mandatin e tyre do të ndodhë liberalizimi.

“Axha Hans, qito viza kur po doni me na hjek” 

Çështjen e heqjes së vizave e kishte trajtuar edhe seriali i famshëm “Tre Gjermanët e trashë”.

Para hiç më pak se 12 viteve, dikush kishte pyetur ‘gjermanët’ për këtë punë.

“Axha Hans, qito viza kur po doni me na hjek”, është interesimi i “KFOR-es” në video-spotin e famshëm të “Tre Gjermanëve…”, por që nuk merr përgjigje pozitive.

“E unë veç ju thom hala kushtet nuk janë pjek”, i përgjigjet Hansi.

Për më shumë, Mediafokus.info e sjell video-spotin plot satirë të “Tre Gjermanët e trashë” meqë kjo pyetje është aktuale edhe pas 12 viteve: