12.808 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar sërish shifra të frikshme të infeksionit me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme 705 persona rezultuan pozitivë, derisa 10 të tjerë ndërruan jetë, raporton Mediafokus.info.

Ndërkohë, total i rasteve pozitive është 83.717 raste nga 393.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.786 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 522 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.123 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808”, thuhet në njoftimin e IKSHPK../Mediafokus.info/