“13 vjeçarja ndërroi jetë nga kërpudhat, familja shpëtoi me hirrë” – Toksikologia: Kujdes me kërpudhat e malit nëse nuk i njihni mirë

Toksikologia Suela Xhufi ka treguar një rast helmimi nga ushqimi, që përfundoi në tragjedi për një familje.

“Në Laç kemi pasur një rast para shumë vitesh, kur u helmua e gjithë familja nga kërpudhat dhe një fëmijë 13 vjeç ka vdekur. Arsyeja pse vdiq ishte sepse ishte fëmija më i urtë. Të tjerët ishin trajtuar me hirrë, por vajza nuk ishte ankuar dhe ka ardhur në urgjencë tre ditë pasi e kishte konsumuar. Nuk kishim çfarë i bënim sepse kishte dalë mëlçia jashtë funksionit”, tha Xhufi në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Për kërpudhat duhet të jemi shumë të kujdesshëm se ku i hamë. Që të marrësh një kërpudhë në pyll, duhet ta njohësh mirë”, shtoi toksikologia. (A2 Televizion)