14 fjali toksike që prindërit s’duhet t’ua thonë kurrë fëmijëve!

#1

“Pra, ti po thua që jam prind i keq?!” – Në pëgjigje të çdo kërkese fëmijënore apo kritike konstruktive.

#2

Të thuash vetëm “okay” për gjithçka – Për çdo fitore, humbje apo arritje të fëmijës.

#3

“Është e gjitha në kokën tënde, po imagjinon kot” – Sidomos pa u siguruar nëse fëmija po imagjinon apo ka parë diçka vërtet.

#4

Prindërit e divorcuar që s’komunikojnë me njëri-tjetrin, por pyesin fëmijët për gjithçka rreth njëri-tjetrit dhe thonë fjali si “Thuaji babit që…”

#5

Krahasim i vazhdueshëm me motrën/vëllain e madh. E bën fëmijën të ndihet inferior, sikur s’është i mjaftueshëm dhe mund të nxisë një konkurrencë të dëmshme dhe të panevojshme mes fëmijëve.

#6

Diskutime për peshën si “Dobësohu, sepse askujt s’i pëlqen një vajzë e shëndoshë”.

#7

“Unë hoqa dorë nga gjithçka kur të linda ty”, “Hoqa dorë nga çdo gjë për ty”, etj.

#8

Kur flasin keq për prindin tjetër ose bëjnë krahasime: “Je fiks si babai yt!”

#9

“S’kam dashur të kem fëmijë, po donte mami/babi”.

#10

“Të lindëm ty që vëllai të kishte me kë të luante.”

#11

“S’po të kërkoj ta bësh këtë, por është URDHËR!”

#12

“Ti s’ke të drejtë për privatësi sa të jesh në shtëpinë time.”

#13

“Vetëm unë të dua vërtet, askush tjetër!”

#14

“Mjaft qave. Vetë u vrave. Ç’tu desh?”

/anabelmagazine/