LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një grua në Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:30 në Fushë Kosovë. Një veturë atje ka goditur nga këmbësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 14:30, në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësore. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.