Këta janë tre ish-deputetët e LVV nga Anamorava që mbetën jashtë Kuvendit
Numërimi i votave tashmë po shkon drejt përmbylljes. LVV, si partia e parë, në krahasim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka humbur katër mandate.
Votat e pamjaftueshme i lanë lënë jashtë 17 ish-deputetë: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Ilir Qeriqi, Egzon Azemi, Mimoza Shala, Luan Aliu, Arsim Ademi, Fatos Geci, Ejup Ahmeti, Arijeta Rexhepi, Fahrush Rexhepi, Bylbyl Sokoli, Bajram Mavriqi, Enver Dugolli, Avdullah Klinaku, Rozeta Hajdari, Mytaher Haskuka.
Mes tyre janë tre deputetë nga Anamorava: Luan Aliu, Arijeta Rexhepi e Bajram Mavriqi.
Megjithatë, një pjesë e tyre mund të rikthehen nëse VV-ja formon qeverinë dhe disa deputetë lëshojnë postet për t’u bërë ministra.

