Arrestohen tre noterë, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka arrestuar tre noterë.

Ndërsa në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Feriza,j për kontroll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një urdhër kontrollm.

“Ne këtë rast me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, me incialet: A.S., – noter nga komuna e Vitisë, I.M.,- Prishtinë dhe F.N., – komuna e Dragashit, nën dyshimin e veprave penale “Legalizimi i përmbajtjes së pa vërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve “ dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Ndalimi i tre të pandehurve në këtë rast është bërë si rezultat i vazhdimit të hetimeve që ndërlidhet me rastin paraprak, ku më herët nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, u ndaluan edhe pesë persona të tjerë, për shkak të dyshimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.