148 km/h, 300 euro gjobë, plus tre muaj pa patentë
Policia në Gjilan, në tri raste në ndara ka hasur në kundërvajtës të trafikut rrugor.
Në njërin rast, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h, kundërvajtësi është hasur duke vozitur me shpejtësi 148 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve.
Ndërsa në dy raste të tjera janë hasur kundërvajtës të cilët kanë tejkaluar në vijë të plotë.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba në vlerë 300 euro si dhe masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.