197 km/h, 300 euro gjobë, tre muaj pa patentë shofer

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, në pikë kontrollin e automjeteve me radar, në aksin rrugor Gjilan-Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës duke vozitur automjetin me shpejtësinë 197 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 80 km/h.

Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muajve, thuhet në njoftim.