2 të vdekur me Covid, 23 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 23  raste të reja me virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

114 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë kësaj kohe.

Në përgjithësi, numri i viktimave dhe spitalizmeve ka shënuar rënie ditëve të fundit.