Dikur refugjat, sot ndihmon Shqipërinë pas tërmetit
Dikur ishte refugjat në Shqipëri. “I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas për ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”.
Ky është mbishkrimi i dy fotografive që ka publikuar në rrjetin social Facebook, ushtari i FSK’së, Hasan Mulaj, ku në njërën ai është refugjat (1999), ndërkaq në tjetren duke ndihmuar qytetarët në Thumanë (2019).
Kosova ishte ndër shtetet e para që i doli në ndihmë Shqipërisë pas goditjes shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.