21-vjeçari arrestohet nën dyshimin për dhunimin e një 16-vjeçare

Një 21-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për dhunimin e një 16-vjeçare në një motel të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prishtinës.

“Po, është ndaluar mbrëmë. Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Munishi.

Rasti është duke u hetuar ende.

“Hetimet janë duke u vazhduar, ende është herët të japim një përgjigje përfundimtare”, ka deklaruar Munishi.