23-vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë, policia ende nuk ka dhënë hollësi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Xhyherinë (Vlorë), ku 23-vjeçarja Ola Metani, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë dhe si pasojë ka humbur jetën.
Dyshohet se ajo jetonte me të fejuarin e saj.
Në lidhje rastin ka reaguar edhe xhaxhai i saj.
“O Ola e xhaxhit. Menduam që mjaft i kemi pasur lotët, por ikja jote na hidhëroi shpirtin. Ishe një lule e bukur dhe e tillë do të mbetesh gjithë jetën, o yll i bukur, që na loton zemrën dhe shpirtin. Lamtumirë, o yll i xhaxhit”, shkruan xhaxhai në Facebook.
Deri tani lidhur me ngjarjen, policia nuk ka reaguar dhe nuk ka dhënë asnjë detaj.
Ndërkohë një mikeshë e saj shkruan se shkak mund të ketë qenë i fejuari.
“Në një fshat të Vlorës ka vdekur një 23 vjeçare. Mendohet se shkak ka qenë i fejuari”, shkruan shoqja e të ndjerës në rrjetin social facebook.

