27 të arrestuar, shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Zvicër
Një grup shqiptar që vepronte në trafikun ndërkombëtar të drogës nga prilli i vitit 2020 deri në mars të vitit 2021 është shkatërruar në Zvicër, përcjellë express.
Nga aksioni janë vendosur në pranga 27 persona të këtij grupi kriminal. Ata vepronin kryesisht në kantonin e Luzernës.
Sipas prokurorisë zvicerane shqiptarët kanë trafikuar sasi të mëdha droge në këtë vend.
Gjithashtu janë sekuestruar 14,5 kilogramë kokainë, 8 kilogram heroinë, 3 kilogram marijuanë dhe 30 kilogramë produkte prerëse. Sipas autoriteteve zvicerane, droga shitej dhe tregtia ishte e organizuar në mënyrë profesionale.