27 vjet nga Beteja e Koshares – epopeja që theu kufirin që ndante shqiptarët
Sot shënohet 27 vjetori i Betejës së Koshares, një prej betejave më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së Kosovës.
Më datë 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, Brigada 138 e UÇK-së, në krye me komandantin Agim Ramadani, luftoi me ushtrinë okupatore serbe për të thyer kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Përveç marrjes së kontrollit të kufirit, beteja e Koshares kishte rëndësi të veçantë në krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm të mbështetjes dhe logjistikës për UÇK-në.
Kjo betejë ishte e ashpër dhe e përgjakshme, por UÇK-ja arriti të fitojë atë duke dëshmuar vendosmëri dhe guxim në front.
Epopeja e Koshares theu me luftë kufirin që kishte ndarë kombin shqiptar për më se një shekull.
Në këtë betejë, pos shumë të tjerëve, ra edhe strategu Agim Ramadani, sot hero i kombit.

