28 punëtorë shëndetësorë të Klinikës Emergjente të prekur me COVID-19
Në Klinikën Emergjente janë duke u trajtuar 28 punëtorë shëndetësorë të kësaj klinike, të prekur me COVID-19.
Prej tyre janë 23 infermierë dhe 5 mjekë, të cilët aktualisht po marrin trajtim, ka bërë të ditur Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai tha se në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve, ku 70% janë të prekur me Coronavirus, ndërsa 30% janë raste aksidentale dhe traumatike.
“Të paktën në Klinikën Emergjente janë 28 persona të prekur me Coronavirus, prej tyre 23 infermierë dhe 5 mjekë. Shumica prej tyre e kanë kaluar kohën e izolimit dhe pas konfirmimit të testit me Coronavirus janë kthyer në vendet e punës”.
“Përkundër kësaj ende nuk ka rënë motivimi në Klinikën Emergjente në krahasim me shërbimet e tjera”.
“Në Klinikën Emergjente është shtuar numri i rasteve ku 70% i kemi me Coronavirus, 30% janë raste aksidentale dhe traumatike”, shtoi Lenjani

