3 persona kanë humbur jetën në pistat e skijimit në Zvicër
Bora e freskët dhe qielli i pastër blu gjatë fundjavës tërhoqi mijëra turistë në shpatet zvicerane, që do të thotë se shërbimet e shpëtimit ishin të zënë dhe disa humbën jetën.
Tre njerëz vdiqën gjatë fundjavës në Valais. Të shtunën një 17-vjeçar lokal vdiq, ndërsa po bënte ski nga pista. Ai u kap në një ortek dhe vdiq më vonë në spitalin e Sionit.
Të dielën një 35-vjeçar nga Cyrihu vdiq në një ortek tjetër dhe një 70-vjeçar gjithashtu u kap dhe vdiq më vonë në spital, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ekipet e shpëtimit Rega thonë se ata kishin 80 thirrje telefonike gjatë fundjavës – dyfishi i shumës që ata do të prisnin.