’35 mijë franga i jap për shpirtin e djalit tim të vdekur’
Mërgimtarët vazhdojnë të japin kontributin e tyre në mënyra të ndryshme në Kosovë, por rasti i një mërgimtareje në Zvicër është i veçantë.
Ajo, përmes shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ i dhuroi 35 mijë franga për një familje në nevojë dhe nuk deshti as t`i përmendet emri.
Halil Kastrati ka thënë se një mërgimtare në Zvicër ka telefonuar dhe ka bërë të ditur se dhuron 35 mijë franga për ndonjë familje që ka nevojë për banim. Ajo e ka humbur djalin në moshë të re dhe i ka dhënë këto të holla për djalin e saj, duke dashur që të jetë anonim.
‘Këto të holla po i dërgoj për shpirtin e djalit tim të vdekur’”, ka thënë ajo.

