40 të rinj nga Kamenica do të trajnohen në fushën e teknologjisë

“Open Data Kosovo” në kuadër të ‘Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor’ të financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do ta ralizojë në Kamenicë projektin “Code4 Kamenica”, që ka për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes zhvillimit të shkathtësive të teklnologjinë informative dhe kodimeve, në të cilin do të përfshihen trajnime për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kamenicës.

Pas trajnimit do të ketë edhe aktivitete të përbashkëta, ku do të kodohet një aplikacion në kuadër të platformës EduPerformanca që do të shërbej shumë në fushën e arsimit.

Kjo organizatë, përveç trajnimit, do të dhuroj si donacion edhe 10 kompjuterë të rinjë në të cilët do të mbahet trajnimi, njofton komuna me anë të kumtese.

Ndryshe, nga 20 të rinj që do të kenë mundësi të trajnohen në fushën e teknologjisë dhe kodimeve janë nga shkollat fillore, ndërsa 20 të tjerë nga shkollat e mesme./MediaFokus/