42-vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë

Një 42-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë nga familjarët e tij. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi” në qytetin e Vlorës.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. A. është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në banesë. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.