Autoambulanca del nga rruga, vdes pacientja 71-vjeçare

Një 71-vjeçare nuk ka mundur të arrijë e gjallë në spital, pasi autoambulanca ka dalë jashtë rrugës. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Njoftimi i plotë:

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pacientja.

Sipas policiaë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur aot në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (foto arkiv)