52 emigrantë nga Siria futen në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 13 automjete me emigrantë nga Siria, transmeton Mediafokus.info.
Ngjarja ka ndodhur në Leposaviq, më 16 tetor.
“Leposaviq 16.10.2020-19:20. Raportohet se nga njësitet policore janë ndaluar 13 automjete të një kompanie Taxi, në të cilat automjete gjendeshin gjithsejtë 52 emigrant nga Siria. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori dhe pasi janë intervistuar vozitësit në cilësinë e dëshmitarit janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Emigrantët nga shteti sirian e shfrytëzojnë Kosovën si vend tranziti për të arritur në shtetet perëndimore. /Mediafokus.info/Foto: arkiv/

