526 pacientë me COVID ndodhen në trajtim spitalor
Valbon Krasniqi, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar, ka njoftuar se aktualisht janë të spitalizuar 526 pacientë me COVID në Kosovë.
Në takimin e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19, Krasniqi tha se nga 1 janari deri më sot, numri i pacientëve në këto klinika dhe spitale sillet rreth 500.
“Situata paraqitet e menaxhueshme dhe nën kontroll. Nga 1 janari deri më sot numri i pacientëve në klinika COVID në QKUK dhe në spitalet rajonale sillet rreth 500. Sot më 22 shkurt janë të shtrirë 526 pacientë, prej tyre 370 me oksigjeno terapi, 21 në gjendje me të rëndë, 7 në respiratorë në gjendje më të rëndë dhe 24 ventilim mekanik”, ka thënë ai.
Sa i përket trajtimit të pacientët ve me koronavirus, Krasniqi ka thënë se kanë barnat e nevojshme.

