55 persona janë vënë nën aktakuzë brenda 24 orëve të fundit
Brenda 24 orëve të fundit, Prokuroritë Themelore në Kosovë kanë ngritur 42 aktakuza kundër 55 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 8 persona dhe janë paraqitur 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton zyra e prokurorit të shtetit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar, në tri raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra penale të ndryshme.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

