55-vjeçari kapet në taxi me armë dhe municion luftarak

Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar nën dyshimin për veprën penale penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Të dyshuarit Mersin Sadiku iu sekuestruan 2 granata dore, 4 kapsolla detonatore, 491 gramë lëndë eksplozive e dyshuar si C4 dhe 490 fishekë luftarakë.

Ky shtetas u arrestua ndërsa udhëtonte me taksi në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar Durrës, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se cili ishte destinacioni i eksplozivit dhe armatimeve të tjera.