Vetura bie nga ura, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në Prizren, pasi një automjet i udhëtarëve ka rënë nga ura. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë liruar në shtëpitë e tyre.  

“Dyshohet se deri tek aksidenti është ardhur kur drejtuesi i automjetit, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe bie nga ura poshtë. Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pesë pasagjerët e tij”, thuhet në raportin e Policisë.