6 deputetët e rinj nga Gjilani përfaqësojnë grupime të ndryshme politike, por një gjë tjetër i bashkon ata

Gjilani si kryeqendër e Anamoravës, në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, e cila doli nga zgjedhjet e qershorit 2025, do të përfaqësohet me 6 deputetë.

Trupa nga Gjilani, që përbëhet nga tre subjekte politike, dominohet nga gjnina femërore – 4 gra e dy burra.

Pra, çdo i treti është burrë. Formula e përfaqësimit gjinor është: çdo i treti – grua.

Por, edhe një gjë është interesante te deputetët nga Gjilani.

Ndonëse përfaqësojnë grupe e interesa të ndryshme politike, ata i bashkon alfabeti i gjuhës shqipe.

Emrat e tre prej tyre fillojnë me shkronjën A, ndërsa tre të tjerëve me shkronjën L.

Pra, akronimet e tyre formojnë shkurtesën AL.

Arbëreshë, Ardianë, Arben, përkatësisht Lutfi, Lizë, Labinotë.

Është interesant po ashtu se edhe emrat e dy kandidatëve tjerë në listën e LVV, nga Gjilani, të cilët mund të bëhen pjesë e kësaj legjislature, pas formimit të qeverisë, fillojnë me të njëjtat shkronja: Luan, Arijeta.

Rastësisht, por interesante kjo.

Për korrektësi duhet të shtojmë se edhe Shqipe Mehmeti është e lindur në këtë komunë, por ajo jeton në Prishtinë, ku është e martuar./Mediafokus