Kurti merr dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca

Kryeministri Albin Kurti, merr dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca.

Ministria e Shëndetësisë njofton se ka vazhduar edhe sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19, në përputhje me të gjithë parametrat e cilësisë dhe sigurisë nga ekipet e trajnuara në të gjithë vendin.

“Tashmë është kryer vaksinimi me dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca për qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në Kukës”.

Sot po ashtu ishte dita e parë e vaksinimit me dozën e dytë për qytetarët që janë vaksinuar në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

MSH po ashtu ka falënderuar profesionistët mjekësor dhe stafin mbështetës për përpjekjet e vazhdueshme për t’u marrë me secilin aspekt kompleks të vaksinimit COVID-19.

Kujtojmë imunizimi i plotë sipas ekspertëve shëndetësorë arrihet pas marrjes së dy dozave të vaksinave./Telegrafi/