Rikthehen viktimat nga COVID-19 në Shqipëri

Një burrë 63 vjeçar nga Saranda ka humbur jetën dje në spitalin Covid 19.

I ndjeri ishte prekur me virusin Sars-Cov-2 dhe vuajti disa ditë nga rëndimi I gjendjes duke gjetur vdekjen pa mundur të mbijetojë. Ky ishte rasti i parë prej disa ditësh që shënohet viktimë nga kovidi në vendin tonë.

Sakaq në spitalin infektiv amtualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket rasteve të reja, nga 2103 testime që janë kryer të dielën, kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.

Statistika (7 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 5 Të shëruar në 24 orë 38 Të shtruar në spitale 24 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 2103

Testime totale 740,575 Raste pozitive 132,384 Raste të shëruara 129,702 Raste Aktive 230 Humbje jete 2,452

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 60 Shkodër 54 Berat 33 Korçë 25 Lezhë 20 Elbasan 14 Vlorë 7 Gjirokastër 6 Durrës 4 Kukës 3 Fier 2 Dibër 2/noa/