7 Marsi shënon një nga ditët më të rëndësishme në historinë e shkollës shqipe

Shpresa Kurteshi-Emini

7 Marsi, padyshim shënon një nga ditët më të rëndësishme në historinë shumë vjeqare të përpjekjes së popullit shqiptar për ta bërë shkollën shqipe.

Si një tempull i dijes, brenda së cilës një armatë e tërë intelektualësh është angazhuar dhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshmën me krejt kapacitetet intelektuale për ta institucionalizuar atë. Në rrethana shpeshherë të papërshtatshme për të vepruar, nuk pushoi, përkundrazi dhanë cdo gjë, pa kursyer dhe jetën.

Sot, i përkulemi secilit mësimdhënës, secilit veprimtar e aktivist që ka qenë i palëkundur dhe i padorëzuar në luftë për të drejtën e shkollimit shqip, veçanërisht në periudhat më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Sot, kërkesa e arsimit shqip, fatmirësisht ka ndryshuar, shtrohet për cilësi dhe kushte sa më të mira për punë.

Ne, bashkë me të gjitha institucionet komunale dhe shtetërore me mekanizmat tjerë që veprojnë për një sistem edukativo-arsimor sa më të mirë, jemi në përpjekje të vazhduar dhe nuk do të pushojmë asnjëherë për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët, e që gjithmonë është një jetë më e mirë për shoqërinë!

Të nderuar mësimdhënës, me mirënjohje të thellë, ju them FALEMINDERIT!

Urime 7 Marsin!

(Autorja eshte kryesuese e Kuvendit Komunal)