Ky është pasuesi i Vlora Çitakut në ShBA

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka reaguar pas emërimit të Valdet Sadikut si i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në ShBA.

“Për të gjithë shokët dhe kolegët në Uashington DC. Po ua prezantoj ambasadorin Valdet Sadiku që do të marrë detyrën në ambasadën e Kosovës në ShBA. Kam pasur kënaqësinë të punojë me Valdetin në kapacitete të ndryshme dhe në rendin e parë për dedikimin dhe profesionalizmin e tij. Mezi pres ta shoh suksesin e tij në këtë detyrë”, ka shkruar Çitaku.