7 persona përfshihen në një rrahje
Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje në Prishtinë dhe 4 prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, njofton policia.
Një është arrestuar, kurse të tjerët janë liruar.
Rr. Xhevdet Doda, Prishtinë 22.02.2022-14:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, janë rrahur mes veti shtatë të dyshuar meshkuj kosovar, si pasojë katër prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar. (foto arkiv)

