7 raste të reja me Covid-19, 3 të shëruar

Sot më 23 maj 2020 janë testuar gjithsej 306 mostra dhe prej tyre kanë rezultuar 7 raste të reja me Covid-19, ndërsa 3 janë shëruar.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 23 maj 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste, njofton IKSHP./Mediafokus.info/