72 bimë narkotike iu gjetën të kultivuara në shtëpi
Një personi në Prishtinë i janë gjetur 72 bimë narkotike, të cilat i kishte kultivuar në shtëpi, njofton policia e Kosovës.
‘Duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, njësitë policore kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e policisë. (footo arkiv).

