9 zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë dërgohen në shtëpi

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë janë pezulluar nga puna, pasi dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Pritet që ndërkohë Ministria e Bujqësisë të dalë me një komunikatë për media lidhur me këtë rast.

Deri më tani, nga kjo Ministri janë prangosur dhjetëra zyrtarë, nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione.