Një 7-vjeçar mbytet në lumë

Një djalë i moshës 7-vjeçare është mbytur paraditen e sotme në lumë, derisa ishte duke u larë. Ai ndodhej në atë zonë me babain, i cili po kulloste bagëtinë.

Policia, e ndihmuar edhe nga banorët e fshatit, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë të të miturit.

Mësohet se i ati i djalit ka qenë duke kullotur bagëtitë, ndërkohë që djali është futur për t’u larë në lumë.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.