Paj, shka s`na provoj Zoti, he mozomakeq…!
Hasan Bunjaku
…Pasi e kapërcyen edhe Pribocin, e teposhtë ia dhanë kah Reka e Desivojcës, pastaj, shpatit lakadredhas përmi Mullinin e Rrahmanit, e kah Lama e Xhemës, Somurit e përtej Prronit të Zeqirit, aty diku para dreke, Babë Zeneli me frena përdore e Ustai i Syretave pej Shkupi, ia mbrrijtën te Shtëpija e Babgjyshit, e u drejtuan kah Oda. Pasi, i ndihmoi të zbriste nga kali Ustain që ishte zverdhë sa nga frika mos po rrëzohet, sa tue u majt fort për shale, kur i prekën kambët në tokë, thuaja ishte “ngri” fare e ecte si me këmbë të drunjta, n’kajde të dofarë robotave.
– Ja kemi arlla, a? Ej, shyqyr Allahit se m’u dok kaq larg sa sash qy shkumë n’përte hudutit të hyqmit kaurit, pasha djalat! – foli i lehtësuar Ustai.
– O Miz! – thirri Babë Zeneli e pasi doli te izba e shkallëve të odës, i vëllai, i tha:
– Përcille kit musafirin n’Odë, sa ta rahatoj kalin, e kto “takrravate” të tina! – dhe u drejtua kah ahri, pasi më parë i shkarkoi ata duqit dhe i pshteti për muri bri shkallëve.
– Po, o Bac, qe menihere – dhe ra poshtë e e drejtoi të sapo-ardhurin shkallëve, pasi më parë i dëshiroi mirëseardhje.
Ustai si me ndrojtje, hyri në odë, e që nga dera, e vuri dorën te koka e përshëndeti:
– Selam alejkum, o Zoti shpija! – ndërkaq që Babgjyshi nuk priste një kësi pispillani, goxha i habitur, u çue në këmbë, dhe ia kthei:
– Alejkum selam, e mirë se t’ka pru Zoti, o jollxhi!
– Une nuk ja ka kanë bash jollxhi, po ja kam arll me ni dai juvin pi Shkupit, me puna: jam Ustah i syretave e ja kam arll me jau bo ni syret familisë qi po ja duhet për vesika, anllajmi sën…!
– Po ti mirë se erdhe, o dai e masi qashtu po u deshka, mirë boll.
– Evet, evet, anllarës tyrkçe da! – foli Ramizi në gjuhën turke, pasi e hetoi që do të jetë nej turkoshak i Shkupit.
– Ev, po ju ma hupët shipën kejt, pasha haktalanë!? – foli Babgjyshi.
– Mirë asht puna o Babë, se e paska pru Baci Nel syretxhin pej Shkupit, me naj ba syretin qi duhet për Vesika!
– Tamam! – u përgjegj Ustai.
– Sen, burali mi sën, nerden oka ej sylejsën tyrkçe?!
– Evet, bu dër benim Babam, a onunlen ne geldën, dër benim kardashim. Tyrkçe bilijorum se idëm on jil Sulltanin asker…
– Ah, tamam!… – ia nisën turqisht ky i sapoardhuri me bacin Miz, e Babgjyshi po i dëgjonte si nej i pagojë…
– Shka asht tuj u ba se nuk po marrë vesh gja, o Ramiz?
– Po o babë, ky konka ai syretxhija që e ka myhyrin e hyqmetit turk, me na e ba në syret toptan familinë, me burra, gra, olluk e çoxhuk, qi po lypet për Vesika. U çudit pak kah po e di turqishten e i kallxova qi mi dhjetë vjet jam kanë asker i Mretit. Qikjo asht!
– Po, qajo e ka kanë. Tamam!
– Eh, po mirë, o burazel, po ti turk a shiptar je? – e pyeti Babgjyshi.
– Paj, s’po ja di tamam. Ja ka kanë pak puna karashmak. Babën ja kam pej Kaçanikit e nanën pej Tetove, po na rrnojmë me ni Mahallë ku kejt flasin turkçe, e elle unë ashtu ja kam msue, se shiptar ja ka kanë me e kshur tamomile…
– Shiptar i hamamit, po nejse! Mirë asht me i dit kejt guhtë e dyjes, po mos me e harrue guhën e babës, babgjyshit, katragjyshit e t’parve tonë! Po, nejse, shlirohu se keni ba udhë t’gatë. N’shpinë teme je si n’tanën!
– Teshekyr-faleminerit pej juve! – tha Ustai e u mbështet për jastik t’odës e i shtrini kamtë që iu kishin mpirë kallkan.
– Miz, pa kshqyr be kah podrumi a mos na bahet ma shpejt hazër naj sillë! Se janë untue tue e ba ni udhë kaq t’gatë!
– Po babë meniherë! – tha Mizi e në derë u ndesh me Babë Zenelin, që i kishte dëgjuar fjalët e fundit, e i tha Mizit:
– Lee, o Miz se jau bana me dije unë, e tashti bahet…!
– Babë, a u mërzite e a pate nej musafir?- iu drejtua Babë Zeneli Babës së vet Demirit.
– Jo, o bir, jo, e musafir, nuk na “piki” kush! Po ti qysh ia kapërceve kto dy ditë atje kah Shkupi? A kryjte noj punë hiç a jo?
– Po, boll, kryet e punës, qysh m’thanë n’at Konsulatën Turke, ish ni syret të kejt familisë me e ba e edhe do takrravate tjera, e e pruna kit Ustahin pej Shkupit, ma na e hjek kysmet ere atë gajle. Veç jam kput me to, se po u tutke me nejt n’kali se i kish pa bo vaki dikun e kish pas rrxue njani, e u deshke, me e majt ere kalin ere kta me ni dorë, e qe erdhëm, apet mirë, shyqyr!
– Po ku e kapërceve natën e promshit? – e pyeti.
– Valla te Qamil Hogoshi te ai dhanri i Dinoviqe, e selam të ka ba ere dhanri ere kusherina!
– Eh, Allahi bereqetversën! Po Qamili asht i zoti e i kanëm, besa ere dorë’dhanës! E, me kit farë burazelin unë s’un po u marrsha vesh hiç, po me Ramizin, ia kthyen turqe: tërta-mërta, e menzi e mora vesh se kush asht e shka asht.
– O babë, mos um ze kusur, se qatje ku ja kemi msy kismet me shkue për ka kejt, veç çesi guhe ki me nie….! – guxoi e foli Baci Miz.
– Po, ajo dihet, veç mue s’un um shtin kushi me zor mos me e folë ere guhën teme, shypen! – foli goxha bindshëm Babgjyshi, e në atë, u nie një trokimë e lehtë në derë, e dolën Babë Zeneli e Baci Ramiz, e masi iu qitën me i la durtë, e shtrun sofrën, me tana t’mirat. Iu rrethuan sofrës, Babgjyshi e skej veti e ungji atë musafirin, e ere Babë Zeneli e Baci Miz.
– Po ku tek e paskmi Ramën? – pyeti Babë Zeneli.
– N’Zarbicë asht me Hashajkën; e çoi pak te t’vetët sa me u hallashtisë me ta…!
– Aha, po shumë heret ja paskmi nisë me t’hallashtisme e ishalla ere nuk na vonohen kto punt e Vesikave…- e përmbylli Babë Zeneli.
– Shumë e mira ky jemeki juv…! – po hante me shije Ustahi.
– Paj, shka ka qillue, e na e ka falë Zoti, o Ustah, e t’baftë mirë. Ha, serbez, e mos gabo me u çue untë! – i tha Babgjyshi!
– Allah Bereqetversën! – uroi Ustahi. E, Baci Ramiz u çue në nifarë kohe e doli deri në izbë para odës, e sakaq u kthye me një tepsi dardha langëqe, e pasi që të gjithë e kryen sillën, Baci miz i largoi do enë nga sofra, dhe e vendosi në mes tepsinë me dardha.
– Merr, Usta! Se kto i kemi tonat e nuk i blejmë në Bit Pazar…! – me shaka iu drejtue Babgjyshi.
– Po shyqyr, shumë mirë ja ka kanë ktu n’katun, se i kini darlla, modha, kumlla, qurshija e të tana t’mirat…! S’po ja di pse po ja dilni n’Turki, qi, tybe, nuk ja keni kejta kto?! – pyeti e konstatoi Ustai.
– O Ustah, allahile, ha dardha e mos na maj nasihet se nuk i din ti do sene pse po e lshojmë na kit ven e po i lamë kejt kto të mira!
– Afedesën… – iu drejtua bacit Miz – nasën demek arnavutça?
– Mos m’bani kabahatli! – po don me thanë se nashta gabova…
– Miz, çone sofrën, e thujuni granimit le të nreqen, e ere fëmijët le t’i bajnë gati, se kam ymyz që ere Rama me Hashajkën veç shka s’kanë ardh, e ta kryen Ustai punën e vet sa ma shpejt!
Baci Miz e i nimoi edhe babë Zeneli e e çuen sofrën e iu qitën edhe me i la durtë, ndërkaq që Ustai po e pyet Babë Zenelin:
– Ku ja kam ato takravatet e jemja?
– Qe qaty i kie në duçi! – iu përgjegj Babë Zeneli.
– A Usta. Ku po thue ti qi asht ma mirë me e ba atë syret: ktu n’odë, a diku n’oborr?
– Jo, vallaji, në oborr dikun ku ja ka kanë ma gjanë e elle për juve e elle për mue ja ka kanë ma “islla”!
– Ani, ani, ku t’thush! Thunju granimit le t’i mledhin ere kejt thmijtë!
– Ani, babë! – tha Baci Ramiz!
– Ere ky Rama po m’doket qi u vonue pak si shumë! – tha i brengosur Babgjyshi.
– Tybe, veç sa s’ka ardh, o babë! – foli Babë Zeneli.
Ndërkaq që në një hapësirë të pastër para shtëpisë në oborr, ku po e përcëllonte dielli, Ustai, përkundrull, po i rregullonte ato haletet e veta: një pult mbajtës, e mbi te e vendosi një aparat të madh, asi klasikësh, dhe mbi te një pëlhurë goxha të madhe të zezë futë, në madhësi thuaja të çarçafit. Fëmijët: Hyseni i Axhës Ramë, Hysi e Sabrija të Babë Zenelit e Dema i Bacit Miz – nga një skaj i oborrit me një interesim të madh po e shihnin Ustain dhe po ia përcillnin çdo lëvizje, ndërsa granimi nepër çileret e tyre po i vishnin “terlikët” e burkat e tyre, me “peqe” përpara, e vajzat e Axhës Ramë: Naza e Zymrija, do “kule” e do shamija t’bardha n’krye. Po burrat? Burrat ashtu qysh ishin të veshur si çdo ditë: Babgjyshi qyrkin e fesin në kokë, e Babë Zeneli, po ashtu xhurdinë e jelekun, e po ashtu fesin me tufë, ndërsa, Axha Ramë (që sapo u duk te Dardha Ujce me Hashajkën, tek po vinin pej Zarbice), e Baci Ramiz – me rrobat e kohës e me plisa në kokë.
Axha Ramë me Dadën kur hyrën në oborr, goxha shumë e habitën ato farë takravatet e një njeri që po merrej me to, e, ndësa Hashajka e mbuloi fytyrën edhe me peqe, kaluan përskaj e ai drejt Odës e ajo drejt Bodrumit poshtë.
– Babë, a u çove e a fjete hiç, a? – i foli të jatit Axha Ramë!
– Paj mirë o birë mirë, po qysh kapërceve ti te “miqtë”? Qysh ishin Liteshtë:
– Mirë ishin e shumë selam kie pej kejtve! – (e iu kthye Bacit Ramiz) – Po çaj farë beteri n’oborr shka asht a shka lypë ai te na, a?
– Asht Ustahi i syretave, qi e ka pru baci Nel pej Shkupit, me na e ba ni syret kejt familisë se po u deshke për Vesika, demek, për letra! – po i fliste me zë të lartë Baci Ramiz.
– Kejt me dalë n’syret, a? Ere granimi, a?- fliste me të madhe madje edhe me njëfarë doze mospajtimi Axha Ramë.
– Po, po, kysmet kejt na qi e kemi menën me dalë n’Turki, duhet me kanë n’syret: burra, gra, çika e thmijë! – ia sqaroi Baci Ramiz.
– Hajde burrnimi e thmija, nashtë, po kjo puna e granimit, valla hiç s’po m’doket e hjeshme, beli! – foli koxha me tersllëk!
– Trus more bishtin qaty! Veç ftyrën ka me jau qit n’syret e tjerat jo! Qashtu koka me lazëm, e për çata e ka pru Zeneli njerin pej Shkupit!
– Ani, babë, ani, qysh t’ja bani kejt, ere une, po po m’doket si bet kjo punë, para njerit t’huj, me e hjek peqen gratë, veç masi qashtu po u deshka, lai vela!
– Pa shko bre Nel e kqyre a asht gati ai farë Ustah karapidiki, e ti Miz shko e guti gratë, se s’kanë lazëm me u teleisë!
– Po, Babë! – thuaja njëzërit folën dy vllaznit, i madhi e i vogli dhe dolën nga oda.
– Në ndërkohë, Babë Zeneli u kuptua me Ustain që ishte i gatshëm, e Baci Miz, qi gratë e thmija poashtu janë gati, dhe që të dytë hynën e i treguan Babgjyshit.
– Hajde, Allah nimo, e me kam t’marë ishalla! – bëri Babgjyshi e u ngrit, e doli në oborr, gjë këtë që në ndërkohë nga dera e bodrumit dolën ere gratë ashtu tubë, si tubohen dhentë kur frikohen nga ujku, ndërkaq që për hirami të zi futë, i kishin kapë fëmijët.
– A ja ka kanë kejta qeta familija toptan? – pyeti Ustai, e Baci Ramiz ia pohoi në gjuhën turke.
– At’herë, Zoti shpija n’mjedis, me naj sandali (nashta kini?), e ju burrat tjera skej tina me ato shkamat. Burrat le t’ia marrin thmijat përpara n’prehna, e granimi përmas juve n’kom!
Pasi e gjetën një karrige, që e kishte punue Babë Zeneli, e ja sollën Babgjyshit, burrat i morrën secili ka ni shkam, e u ungjën, e Babxhyshi e mori n’prehën Sabrinë, ndërkaq që Babë Zeneli Hysin, Axha Ramë – Hysenin e Baci Miz – Demën, e granimi u renuen mas burrave gjithënjë me peqe të mbuluara, e çikat, Naza e Zymrija, u cucërruen skej Axhës Ramë.
-Shumë mira, temiz, veç… (Kadënllar çeksën o peqellari, afedesën ama she yle ollmaz)
– Po thot që gratë nuk ban me kanë me peqe, e duhet me e shplue ftyrën, se nryshe nuk po bajka – foli Baci Ramiz!
– Hiçni ato peqe e shplone ftyrën teri nja, a po nini!? – i urdhëroi gratë Babgjyshi.
– Paj, shka s’na provoi Zoti, he mozomakeq! – foli Bajralikja, gjyshja, dhe e zbuloi fytyrën, e këtë, ndonëse qartaqejfas, e bënë edhe të tjerat.
– Eh tash mirë ja ka ba, veç mos ja rrini mrrolshëm se kujtojnë ata te hudutat, qi ju diqysh si me zor e pa qef po doni me dalë n’Turkije. Bane pak ftyrat gzushme!
– A pe e nini? Mos u tfurravni tashti e me u ba hunë e buzë, se na prishet syreti! – i udhëzoi Baci Ramiz.
Dhe kur çdogjë ishte gadi, ai mjeshtri hini mas njati aparati të madh, e mbuloi kryet me atë bezi e zi si çarçaf, e bërtiti:
-Hazër oll! Gati! – dhe pas nja ni minute, u dëgjue një shkreptimë, dhe aparatin e Ustain i kaploi një tym i bardhë…
– Këta ngelën të nemitur në vend, e Babë Zeneli vrapoi drejt tij, dhe ai në atë ndërkohë e nxorri kokën nga a bez i zi, e tha:
– Çok temiz ollaxhak syret!
– Shumë i mirë ka me dalë syreti, po thot ky Ustai!
– Po shyqyr, o dai se na i shtine shtatqin ethe, se thamë qi u dogje ti e aj farë parati! – u çlirue Babgjyshi.
– O Babë, a u bitis kjo farë pune? – pyeti Hashajka.
– O Ustah, a u krye puna si duhet? – e pyeti Babëgjyshi, e ai iu përgjigj:
– Po fort mira vallai – u përgjegj Ustai e nisi t’i çmontojë ato pjesë të aparaturave.
– Po bi, muni me shkue ju granimi – iu përgjigjë Dadës e të tjerave Babgjyshi.
– Ramiz, shko shpejt te Nezirovit e lypjau ni kali e përcille Ustain teri te “çekallnica” e pampurave n’Bijanoc, se ti ere po e di guhën e tina, e shkoni tuj ba muhabet, e ere unë jam lodhë, pasha Zotin!
– Mirë, po t’thot Neli, përcille e prite teri sa t’hipin n’pampur, po ma para, nxirrja ere biletën për Shkup.
– Hiç pa gajle, Babë!
E në ndërkohë, derisa Ustai i rregulloi mirë e mirë ato haletet e takrravatet e aparatit, Baci Miz erdhi me një kali që ia kishin huazuar Nezirovitët, e pasi i ngarkuan në duqi, ato haletet e Ustait, e po i nimonin me hip në kali, ai i tha Babë Zenelit:
– E, borxhi?
– Ah, po, qe ni lirë e kije kapar e kur ta kryjsh syretin e të vi ta marrë ta jep edhe lirën tjetër!
– A s’po ma beson, a? – u ankue Ustai.
– Jo po kshtu shkojnë kto punët e pazarit, o Ustah!
– Ani, ani bereqatversën, e ejvallah! Qitash ja kam msue n’qit kala e nuk po ja tutna mo!
– Po jo pra! E udha e marë të koftë e e paç punën e marë! – u përshëndet Babgjyshi me të, ndërsa duke u përshëndetur, Babë Zeneli, e pyeti:
– Tahmina, kur e ban gati kit syret, se nuk muj vi unë përditë n’Shkup?
– Shka ja ka kanë sot?
– E hânë asht te na…!
– E hanë; ( u mendua ca) Të ejtën, e ki mutllaka hazër!
– U pafshim të ejtën, o Usta e udha e mbarë!
– Ejvallah, e Zoti ja u llaftë Beriqetin!
Dhe, Baci Ramiz e Ustai i Shkupit, kaluer, ia dhanë kah prroni i Zeqirit…
(Demirovitët: fillimi i rrëfimit, e shkruar në fund të vitit 2021)

