Gruaja thotë se është rrahur nga vajza e saj dhe dhëndri
Një grua ka raportuar në polici se është rrahur nga vajza dhe dhëndrri i saj.
Sipas policisë, vajza bashkë më burrin kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike e të cilët janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 15.06.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza dhe dhëndri i sajë janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare (dhëndri dhe vajza e viktimës). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

