Gjendet e vdekur një 57-vjeçare në afërsi të xhamisë në Ferizaj

Një grua e moshës 57-vjeçare është gjetur e vdekur në afërsi të xhamisë në Ferizaj. Rasti është raportuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të xhamisë së këtij qyteti, një 57-vjeçare është gjendur pa shenja jete.

Njësitë policore, siç bëhet e ditur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

“Mund të konfirmojmë që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.