Edhe Lagjja e Spitalit zotohet për mbështetje të fuqishme për LDK-në më 14 shkurt

Lista e LDK-së për deputetë nga Gjilanit ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga banorët e Lagjes së Spitalit. 

Në emër të tyre ka folur Avdyl Jerliu, i cili theksoi se kjo përkrahje tregon se do të demantohen të gjitha sondazhet dhe LDK do të triumfojë bindshëm më 14 shkurt. 

Kreu i LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, e ka quajtur mbrëmje të jashtëzakonshme mikpritjen e sotme, derisa ka shprehur mirënjohje për banorët e Lagjes së Spitalit për iniciativën e organizimit të këtij tubimi madhështor. 

Falënderim për zotimin e mbështetjes së madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë shprehur edhe të nominuarit për deputetë nga LDK e Gjilanit, të cilët theksuan se do t’i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë interesat e qytetarëve në Kuvendin e Republikës. 

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët: 

Lirije Kajtazi – 6

Imet Rrahmani – 20

Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21

Faton Bislimi – 43

Ramiz Ramadani – 80

Avdi Pireca – 68

Ajet Avdyli – 83 

#LDK132 #ShtetiShtet